Fotoja virale e Lelës, Milaim Zeka tregon se çfarë i tha nëna e Lelës

Një moment ironik i opinionistit të Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe mes kolegëve të tij.

Marketing

Në profilin Zekës u publikua një video collab nga një tjetër profil, ku banorja Lejla shihet me këmbët e hapura në një ditë të zakonshme në shtëpinë e famshme, duke shtuar një mbishkrim ironik: “Hapet televotimi”.

Ndërsa Olta Gixhari, kishte reaguar ashpër duke i dal në mbrojtje Lelës.

Ndërsa Milaim Zeka sot në “Prime” tha se nuk ishte postimi i tij.

“Nuk ka qenë postim i imi e ka dërgu dikush te Instagrami i imi dhe personi që ka mbikëqyr postimet e mija i ka pranu. Po më shkrun nëna e Lelës dhe po më pyet për fotografinë dhe e kam heq”, tha Milaim Zeka.

Marketing