Fotolajm/Këpucë të shkrira nga nxehtësia,zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

Një vatër zjarri u konstatua mbrëmë në fshati Duzh në Bashkinë e Gramshit. Vetëm rreth mbrëmjes së djeshme flakët arritën të përfshijnë një zonë të konsiderueshme.

Marketing

Menjëherë pas njoftimit u nisën zjarrfikësit e Gramshit që prej mesnatës së djeshme edhe paraditen e sotme në orën 11 luftuan me flakët deri sa tashmë kanë arritur t’i vendosin nën kontroll.

Për gati 12 orë me flakët, temperaturat e larta dhe rrezikun për jetën, fotot e mëposhtme tregojnë punën heroike të zjarrfikësve në këto kohë kur një pjesë e mirë e vendit është prfshirë nga flakët.