Fotot e ushtrisë izraelite tregojnë rrënojat e ndërtesat e zbrazura në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë publikuar fotot më të fundit të operacionit të tyre ushtarak në veri të Rripit të Gazës.

Marketing

Ushtria izraelite ka publikuar disa fotografi nga operacioni i tyre ushtarak në veri të Rripit të Gazës.

Imazhet tregojnë ndërtesa të zbrazura dhe rrënoja, duke treguar kështu shkallën e pasojave të sulmeve ajrore dhe sulmeve tokësore të Izraelit në Gaza, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, BBC ka konfirmuar se komunikimet në Gaza janë ndërprerë, përfshirë shërbimet telefonike dhe të internetit.

Ofruesi më i madh i telekomunikacionit në Gaza, Paltel, ka njoftuar fillimisht “ndërprerjen e plotë” disa orë më parë.