Fraksioni brenda BDI-së merr mbështetje të fortë nga Shipkovica

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti, qëndroi sonte në Shipkovicë të Tetovës me çrast me banorët e këtij fshati biseduan për hallet dhe brengat e tyre.

Marketing

Postimi i plotë:

Sonte, bashkë me bashkëmendimtarë dhe bashkëveprimtarë të fraksionit brenda BDI-së ishim në Malësinë e Tetovës, në fshatin Shipkovicë.
Ne do të jemi në çdo vendbanim për t’ju dëgjuar, për të bashkëbiseduar, për të diskutuar hallet tona të përditshme.
Vëllezërit tonë nga Shipkovica i informuam detajisht për veprimet dhe arsyet e funksionimit tonë si Fraksion brenda BDI-së, nga ku morrëm mbështetje të fuqishme për rrugetimin tonë të drejtë.
Ju faleminderit nga zemra për gjithë përkrahjen, mikpritjen dhe respektin!