Fraksioni i BDI-së festoi përvjetorin në Tetovë, Xhaferi: S’heqim dorë nga shqipja në kushtetutë

Fraksioni i BDI-së, 21 vjetorin e themelit të partisë e shënuan në Tetovë. Për dallim nga manifestimi në Shkup, fraksioni me kritika të ashpra në adresë të bashkëpartiakëve të tyre, zyrtarë nëpër Institucione shtetërore, për mos realizimin e shumë zotimeve të partisë, që ishin shtylla kyçe në kohën e formimit të BDI-së. Në këtë drejtim Musa Xhaferi thotë se është e papranueshme që vet BDI-ja tani të del kundër ndërrimit të 20 përqindëshit në kushtetutë.
“Parashtrohet pyetja ku është BDI sot. BDI është e vendosur në një sfidë përplasjeje të ideve dhe programeve. Sfida është “Të moderohemi të tjetërsohemi dhe harrojmë të kaluarën tonë, apo të avancojmë e të forcojmë angazhimin tonë politik, për të jetësuar programën dhe kërkesat e shqiptarëve , të cilat me aq durim e qëndresë demokratike po bëjnë përpjekje për tu bërë pjesë e Evropës së bashkuar si komb me identitet kombëtar. Ne nuk flasim gjuhën e 20 %, por flasim e shkruajmë gjuhën më të lashtë të Evropës gjuhën shqipe, atëherë si mos të reagojmë e protestojmë kur nga partia jonë thonë se nuk është koha që gjuha shqipe të shënohet e emërtohet me dinjitet si gjuha shqipe”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI.

Marketing
Marketing