Fraksioni i VMRO-DPMNE-së: Gjithçka është njejtë, vetëm Gruevski mungon

Fkrasioni demokratik VMRO-DPMNE ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Ministrit të MPB-së se një strukturë e vogël kriminale po bën propagandë anti NATO në Maqedoni, transmeton Zhurnal.

Marketing

“Me deklaratën e djeshme të Ministrit Spasovski se: “Prapa propagandës kundër BE-së dhe NATO-s qëndron një grup i vogël të një strukture kriminale”, edhe njëher publikisht vërteton se kjo Qeveri aspak nuk ka dallim ga Qeveria e Nikolla Gruevskit. Gjithçka është e njejtë, vetëm se Gruevski dhe furgonat e verdhë tani nuk janë. Por, për atë tani këtu janë personat si Spasovski të cilat janë të gatshëm të vazhdojnë aty ku u ndal propaganda monstruoze e ish kryeministrit. Pas kësaj deklarate të Spasovskit, personaliteti i tij kujton kohën e qeverisjeve të diktaturave më të mëdha”, thuhet mes tjerash në kumtesën e sotme të Fraksionit Demokratik VMRO-DPMNE.

Marketing