Presidenti francez Emanuel Makron është i gatshëm të pajtohet me fillimin e negociatave me Shkupin, nëse gjatë muajve të ardhshëm reformohet procedura e anëtarësimit dhe vazhdohet reformat e brendshme. Këtë ai e ka deklaruar për magazinën britanike Ekonomist, më shumë se një javë më parë, por e publikuar tani. Ai ka deklaruar se shumë vende të tjera u fshehën pas Francës duke e konsideruar si kundërshtare të vetme.
Pyesni nesër nëse duan të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe gjysma do t’ju thonë jo. Duan të fillojnë me Maqedoninë e Veriut sepse ajo është vend i vogël, e ndryshuan emrin dhe kjo është arritje historike. Realiteti është që nëse nuk i filloni edhe me Shqipërinë, do të krijoni traumë të tmerrshme në rajon. Bashkësitë gjyhësore shqiptare janë gjithandej. Nëse e nënçmoni Shqipërinë do të krijoni destabilizim afatgjatë në rajon. Që këtu, unë besoj se fillimisht duhet të reformojmë procedurën e cila më nuk është e përshtatshme dhe strategjike. E dyta, nëse jeni të shqetësuar për rajonin, çështja e parë nuk është Maqedonia ose Shqipëria, por Boshnja dhe Hercegovina. E treta, të formohet procedura para se të fillojnë negociatat. Nëse bëhen reformat në muajt e ardhshëm jam i gatshëm që të fillohen negociatat. Por, nuk dua askush të bëhet anëtar pa e reformuar BE-në”-tha Emanuel Makron, president francez.Makron ka lëvizur dukshëm nga qëndrimi kundërshtues të cilin e mbajti në Samitin e fundit të Këshillit Evropian edhe përskaj presioneve të shumë vendeve të tjera që mbështesnin procesin.