Franca e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në Paris, zhvilloi takim zyrtar me ministrin francez të Forcave të Armatosura, Florence Parley. Takim zyrtar midis ministrave të mbrojtjes të Maqedonisë dhe Francës po zhvillohet për herë të parë pas një dekade. Takimi u përqëndrua në bashkëpunimin midis dy ministrive dhe mbi situatën në vendin tonë dhe rajon.

Marketing

Në bisedimet, ministrja Sheqerinska theksoi pritjen që vendi ynë së shpejti të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

“Qeveria ime ka investuar shumë në procesin për anëtarësim në NATO. Kemi treguar rezultate në reformat e brendshme, duke përfshirë një plan të mbrojtjes, por ne gjithashtu jemi përqëndruar në çështjet e hapura bilaterale”, tha Sheqerinska.
Ministri francez Parli përshëndeti përparimin e vendit tonë dhe tha se Franca mbështet Maqedoninë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Ai vlerësoi marrëveshjen me Greqinë si një përparim të madh në marrëdhëniet rajonale dhe u bëri thirrje të dyja palëve ta mbështesin dhe të lejojnë zbatimin e saj të plotë.