Franca fiton ndeshjen e vështirë ndaj Austrisë

Franca nuk e ka nisur në formën më të mirë të mundshme Kampionatin Evropian, por ka arritur të sigurojë fitoren në duelin e parë të grupit kundër Austrisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Marketing

Ndeshja ishte e dominuar plotësisht nga “Trekolorët”, mirëpo Austria rrezikonte nëpërmjet kundërsulmeve dhe goditjeve të lira.

Golin e vetëm francezët e realizuan gjatë pjesës së parë kur pas një depërtimi të Mbappes nga ana e djathtë, harkimin e tij në portën e tij e çoi mbrojtësi austriak Maximillian Wobert në minutën e 37.

Ndërkaq, në pjesën e dytë, Mbappe nuk arriti të realizonte kur ishte përballë me portierin e Austrisë dhe goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Raste të tjera shpërdoroi edhe Marcus Thuram.

Ylli më i ri i Real Madridit, Mbappe ende nuk ka realizuar gol në Kampionate Evropiane.

Me këtë fitore, Franca tubon tre pikë në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Holanda në pozitën e parë.