Qindra-mijëra punëtorë francezë po marshojnë sot në qendër të Parisit, të pakënaqur me reformën e paralajmëruar të sistemit të pensioneve.
Sindikatat që kundërshtojnë programin e presidentit Emmanuel Macron po projektojnë demonstratat më të mëdha në 25 vitet e fundit.
Sindikatat kanë bërë thirrje për një protestë masive, sa i takon planit të qeverisë Macron për të zbatuar një reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve. Greva pritet të përfshijë një numër të madh të profesionistëve të arsimit dhe shëndetit, kontrollorët e fluturimit, punonjësit e hekurudhave dhe zjarrfikësit.
Në Lion dhe Marsejë, mijëra protestues mbajtën parullat: “Macron-i ka humbur” dhe “Mos i prek pensionet tona,” raporton Reuters.
Mediat bëjn1% me dijeni se transporti hekurudhor në Francë do të reduktohet në maksimum sot, pasi rreth 80 përqind e shoferëve janë në grevë.
Rrjeti Hekurudhor Shtetëror SNCF ka njoftuar se afërsisht një në dhjetë trena do të funksionojë në linja periferike dhe me shpejtësi të lartë, ndërsa shërbimet ndërkombëtare si Eurostar do të preken nga greva, e cila anuloi pothuajse gjysmën e trenave Paris-Londër.
Gjithashtu, për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimit, disa fluturime të Air France nuk do të realizohen. Një grevë nga sindikatat që protestojnë për ndryshimin e paralajmëruar të sistemit të pensioneve do të mbyllë sot kullën Eiffel dhe Muzeun Orsay, ndërsa Muzeu Louvre thotë se do të hapet më vonë dhe disa lokale do të mbyllen.
Shumë shkolla janë mbyllur dhe madje disa sindikata policore kanë paralajmëruar se do të mbyllin “në mënyrë simbolike” disa stacione policie