Franca kualifikohet më plotë vështirësi, Peru eliminohet

Peru është skuadra e radhës e cila do ti paketojë valigjet pasi të luan ndeshjen e nderit kundër Australisë, derisa Franca ka kaluar në rrethin tjetër të Rusia 2018.

Marketing

Franca është rrugës për të fituar Grupin C të Botërorit, pasi që sot ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të këtij grupi duke mundur më rezultat 1-0 Perunë.

Pjesa e parë u kontrollua nga francezët të cilët bën një ndeshje të mirë, por peruanët ishin shumë të rrezikshëm me kundërsulmet e tyre dhe disa herë rrezikuan portën e Lloris.
Megjithatë, francezët u këndellën dhe arritën që të shënojnë në minutën e 34’të të takimit.

Një goditje e Giroud u devijua nga mbrojtësi francez por ajo kalojë afër Mbappes i cili nga afërsia shënojë golin e parë të tij në këtë Botëror.

Njëkohësisht Mbappe është lojtari i parë më i ri i Francës që ka shënuar në ndonjë garë kaq të rëndësishme.
Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Perunë.
Lloris ishte më fat në minutën e 51’të kur një goditje e Pedro Aquino e ndali shtylla.

Peru vazhdoi presionin deri në minutat e fundit por Franca arriti që ta ruaj rezultatin.

Kjo fitore i mundëson Francës për të kaluar tutje në 1/16 e finales së Botërorit, derisa nëse përfundon në vendin e parë, francezët do të luajnë kundër v endit të dytë të Grupit D, ku janë Argjentina, Kroacia, Islanda dhe Nigeria.
Franca ndeshjen e fundit të grupit e zhvillon kundër Danimarkës, e cila sot barazoi kundër Australisë. Danimarka ka katër pikë në grup dhe në rast se Franca e mund Danimarkën dhe Australia fiton kundër Perusë, këtu mund të përcaktohet vendi i dytë.

Ndryshe, Peru me humbjen e sotme nga Franca i bashkohet Marokut, Egjiptit, Arabisë Saudite si skuadra që zyrtarisht janë eliminuar nga Botëror.

Marketing