Franca në protesta/ Ministrja kritikohet se doli në kopertinën e Playboy

Ministrja e qeverisë franceze, Marlene Schiappa është kritikuar nga anëtarët e partisë së saj, pasi u shfaq në kopertinën e revistës Playboy.

Marketing

Schiappa, e cila është ministrja aktuale për Ekonominë Sociale dhe Shoqatat Franceze, u shfaq në kopertinën e revistës për të shoqëruar një intervistë prej 12 faqesh që ajo bëri për të drejtat e grave dhe LGBT, e fotografuar për kopertinën me një fustan të bardhë.

Paraqitja e saj ka ngritur kritika nga kolegët politikë, përfshirë kryeministren franceze Elisabeth Borne.

Borne ka kritikuar ministren duke i thënë asaj se “nuk ishte e përshtatshme, veçanërisht gjatë kësaj periudhe”, ku Franca është aktualisht në grahmat e një krize politike dhe sociale të shkaktuar nga masa e presidentit francez Emmanuel Macron për të çuar përpara reformat e diskutueshme të pensioneve, pavarësisht kundërshtimit të gjerë publik.

“Ne jemi në mes të një krize sociale, ka njerëz midis jetës dhe vdekjes dhe unë kam përshtypjen se jam pas një perde tymi”, ka thënë ajo.

Politikani francez, Jean Luc Mélenchon, i cili doli i treti në zgjedhjet presidenciale të 2022, kritikoi pamjen e Schiappa-s dhe vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të dhënë një intervistë për revistën për fëmijë, Pif Gadget, këtë javë.

“Në një vend ku Presidenti shprehet në Pif dhe ministrja e tij në Playboy, problemi do të ishte opozita. Franca po del nga binarët,” shkroi Mélenchon në Twitter të shtunën.

Schiappa i është përgjigjur kritikave në një postim në Twitter, duke thënë:

“Mbrojtja e të drejtës së grave për të pasur kontrollin e trupit të tyre, është kudo dhe gjatë gjithë kohës. Në Francë, gratë janë të lira. Me gjithë respektin për keqbërësit dhe hipokritët’, shkroi ajo.

Marlene ka qenë avokate për të drejtat e grave për një kohë të gjatë dhe u emërua si Ministrja e parë e Barazisë Gjinore në vend në vitin 2017. Në këtë rol, ajo udhëhoqi me sukses një ligj të ri për ngacmimin seksual, i cili vendos gjoba për burrat që ngacmojnë ose ndjekin gratë në rrugë.