Franca nuk e ndërron qëndrimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Franca mbetet në pozicionin e saj sa i përket mosdhënies së datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Mediat kanë raportuar se Franca vazhdon të mbajë qëndrimin se janë të nevojshme reforma nga vendet kandidate si dhe dëshmi plotësuese për luftën kundër korrupsionit dhe pavarësisë së gjyqësorit tek të dyja vendet.

Marketing

Franca gjithashtu ka shtruar si prioritet edhe zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale si dhe lëndët e kësaj prokurorie, njofton MIA, duke u thirrur në burime diplomatike. Ajo që po ashtu është evidente, Parisi zyrtarisht kundërshton ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë proces.

Ajo kërkon vlerësim në pako për të dyja vendet. Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare edhe nesër pritet të diskutojnë mbi këtë temë, por vendimi final do të merret në samitin e liderëve të BE-së që do të zhvillohet më 17 dhe 18 tetor në Bruksel.

Marketing