Franca përforcon sigurinë për finalen e kupës së botës

Më shumë se 12 000 oficerë policie dhe 1 600 ushtarë do të mobilizohen në Paris gjatë fundjavës, ndërsa turma të mëdha do të mblidhen për të parë finalen e kupës së botës mes Francës dhe Kroacisë, menjëherë pas paradës ushtarake dhe festimeve të ditës së Bastijës.

Marketing

Franca është ende në gjendje alarmi për shkak të kërcënimit terrorist, prandaj forcat e sigurisë në të gjithë vendin po përgatiten për një fundjavë grumbullimesh publike që fillojnë të shtunën me festën kombëtare të 14 Korrikut që feston sulmin ndaj Bastijës në vitin 1789, një pikë kthese e revolucionit francez.

Autoritetet presin që turmat që do të festojnë ditën e Bastijës nuk do të shpërndahen, pasi janë gati për finalen e kupës së botës që luhet të dielën dhe për këtë arsye siguria është përforcuar ndjeshëm.

Vetëm në zonën e fansave nën kullën Eiffel priten 90 000 njerëz, që në rast se Franca fiton, do të shndërrohen në një lumë milionash në kryeqytetin francez. Autoritetet thanë se për shkak të turmave të mëdha, rreziku terrorist është i lartë, arsye për të cilën nuk do të lejohen makinat në zonat qendrore dhe po ashtu do të zbrazen parkingjet e nëndheshme që makinat të mos përdoren në sulme.

Marketing