Franca “shuplakë” Kurtit, kërkon zgjidhje për pagesat në dinarë

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e një sërë valutash në territorin e saj, përfshirë dinarin serb, ka shkaktuar një sërë reagimesh nga ndërkombëtarët, ku njëzëri kërkojnë anulimin e këtij vendimi.

Marketing

Së fundmi, ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e dinarit serb nga tregu kosovar.

Ky vendim hyri në fuqi në 1 shkurt të këtij viti, datë jo e duhur për të zbatuar këtë vendim, pipas Parisit, pasi zbatimi i këtij vendimi duhet të shtrihet në një periudhë më të gjatë kohore “për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni”.

“Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës. “Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni”,- thuhet në deklaratë.

Sipas tyre ky vendim sjell pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë.

“U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Marketing