Emigrantët të cilët punojnë në vijën e parë të luftës me COVID-19 në Francë, do të marrin vlerësim shtetëror.
Sipas informacioneve Ministria e Brendshme ftoi të gjithë emigrantët që ndihmuan në përballimin e emergjencës së krijuar nga pandemia që të aplikojnë për natyralizim të përshpejtuar. Atyre do tu garantohet marrja e shpejtë e shtetësisë franceze.
Kushtet për të marrë shtetësinë janë që, personi i cili ka aplikuar të ketë jetuar të paktën 5 vite në Francë, të ketë të ardhura të qendrueshme dhe të tregojë që është i integruar në shoqëri.
Aktualisht bëhet me dije se mbi 700 personave u është dhënë shtetësia ose janë në hapat e fundit të këtij procesi, ndërsa në total kanë aplikuar rreth 2900 emigrantë. Në këtë grup përfshihen punonjës të shëndetësisë, pastrues dhe punonjës dyqanesh gjithashtu./