Francë, përhapet zjarr përreth aeroportit të Nicës

This photo provided Friday July 15, 2022 by the fire brigade of the Gironde region (SDIS 33) shows firefighters using hose to fight a wildfire near Landiras, southwestern France, Thursday, July 14, 2022. Several hundred firefighters struggled Friday to contain two wildfires in the Bordeaux region of southwest France that have forced the evacuation of 10,000 people and ravaged more than 7,000 hectares of land. High temperatures and strong winds have complicated firefighting efforts in the region, one of several around Europe scorched by wildfires this season. (SDIS 33 via AP)

Dhjetra zjarrfikës po luftojnë për të shuar një zjarr në pyll që shpërtheu jashtë komuniteteve Can-ci-Mer dhe Villeneuve-Loubet në Francën jugore, pranë aeroportit ndërkombëtar të Nices, me ndihmën e avionëve zjarrfikës.

Marketing

Zjarri është përhapur në një zonë të pabanuar pranë një autostrade, tha një zyrtar lokal për Reuters, duke shtuar se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë urdhri evakuimi në këtë moment.

Për shkak të kësaj situate është ndërprerë qarkullimi i makinave në autostradë dhe në itineraret e trenave, tha policia përmes platformës X (ish-Twitter). Zyrtarët në Aeroportin e Nice nuk ishin menjëherë të disponueshëm për koment.

Kushtet ekstreme të motit gjatë gjithë korrikut kanë shkaktuar kaos në planet, ku temperaturat thyen të gjitha rekordet e mëparshme në Kinë, SHBA dhe Evropën Jugore. Për pasojë kanë shpërthyer zjarre në pyje, ka mungesë uji dhe janë shtuar shtrimet në spital për shkak të vapës.

Disa zjarre shpërthyen në jug të Francës këtë pasdite dhe autoritetet lokale bllokuan hyrjen në parqe dhe tregje për të minimizuar rrezikun për banorët, sipas gazetës lokale Nice Matin.