Një person ka humbur jetën në Arles, në jug të Francës.
Kjo ndodhi për shkak të një aksidenti rrugor që u shkaktua nga bllokimi i qarkullimit nga protestuesit e lëvizjes “Jelekët e Verdhë”.
Bëhet fjalë për viktimën e tretë që prej fillimit të protestave masive në të gjithë vendin.
Automjeti i viktimës është përplasur me një kamion që ishte bllokuar në radhë nga makinat e tjera.
Shoferi ka ndërruar jetë në vend.