Françeska Rustemi: Jam me Eglin luftarake, ka marrë një forcë të brendshme

Eftuar në Top Albania Radio Miss Shqipëria 2024, Françeska Rustemi. Modelja bukuroshe ka treguar më shumë detaje në lidhje me emisionin më të ri sportiv “KUQeZI”./strong>

Gjatë intervistës Visjani dhe Cubi e pyetën edhe për fenomenin “Big Brother VIP” dhe se cilin banor mbështet Françeska. Modelja u përgjigj duke thënë se:

Unë do të jap një përgjigje që jo çdokujt mund t’i pëlqejë. Unë jam me Eglin, më pëlqen shumë fryma që ka sjellë një femër të fortë dhe luftarake, e aftë që të bëjë gjithçka për dashurinë patjetër por që ka edhe limitet e saj. E shikoj që shpesh e gjykojnë por mendoj që e gjykojnë ata që nuk e ndjekin 24 orë BBV.

Mendoj se ka sjellë shumë ngjyra në “Big Brother VIP”. Është një reality show që ti futesh për të dhënë nga vetja jote kundrejt publikut. Është një personazh që ka dhënë shumë ngjyra dhe ka dhënë shumë nga vetja e saj.

Marketing