Frank Lampard ka arritur në Stanford Bridge dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij si trajner i Chelseas.
Ylli anglez do të marr drejtimin e skuadrës londineze pas largimit të Maurizio Sarrit në drejtim të Juventusit.
Vetëm pas një viti si trajner i Derby Country, Lampardit iu dha leja për tu rikthyer te skuadra ku fitoi Ligën e Kampionëve si futbollist.
Shumë tifozë janë jashtë stadiumit dhe po e presin zyrtarizimin e tij.