Në vendimin e Gjykatës së Shkupit për masën e përkohshme për ndalesë të shitjes së librit të Stojan Andov “Deri tek atentati dhe pas tij”, thuhet se vlera e kontestit është 900 mijë denarë, apo përafërsisht 14.5 mijë euro. Kaq kërkon paditësi Ljubomir Frckovski nga ish kryetari i Kuvendit, Stojan Andov.
“Përmbajtja e librit ka aku.za serioze për paditësin, se është kryerës i disa veprave penale, se është organizator dhe kryerës i atentatit mbi ish Presidentin e shtetit Kiro Gligorov, se është vrasës edhe i disa veprave të tjera penale”, thuhet në vendimin e gjykatësit Nuhi Rustemi.