“Freedom House”: Maqedonia në grupin e vendeve pjesërisht të lira

Maqedonia mbetet në grupin e vendeve pjesërisht të lira. Këtë e tregon raporti më i ri I “Freedom House”, i cili vendin e radhit së bashku Ukrainën, Hong Kongun dhe Burkina Fason. Në raportin e titulluar “Demokracia në tërheqje”, Maqedonisë i është dhënë nota 3. Situata nuk është shumë ndryshe as në pjesën e të drejtave politike dhe lirisë së qytetarëve.

Marketing

Maqedonia në 10 vitet e fundit, vazhdimisht ndodhet në grupin e vendeve pjesërisht të lira. Në raportet e “Freedom House” nga viti në vit më alarmante është theksuar situate me ë drejtat politike dhe lirinë e qytetarëve, fusha këto në cilat nuk janë vërejtur ndryshime më të mëdha. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia ka rezultate më të mira se Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova.

Freedom House nga gjithsej 195 vende, vetëm 86 I konsideron sit ë lira, 59 në të cilat bën pjesë edhe Maqedonia konsiderohen si pjesërisht të lira, ndërsa 50 shtete konsiderohen si jo të lira. Si vende më të këqija janë vlerësuar Siria, Eritrea dhe Koreja e Veriut.

Marketing