Me notën e pandryshuar 3.82, njëjtë sikurse vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut mbetet në kategorinë e “regjimit hybrid”. Ky është vlerësimi I raportit “Shtetet në tranzicion – nga dobësimi I demokracisë deri te agresioni autoritar” të Freedom House.
Nota mesatare e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht shënonte rënie nga viti 2012 deri në vitin 2017. Vendi u rangua në kategorinë “regjimi hybrid” në vitin 2013. Nga viti 2017 ka rritje, por vitin e kaluar shënohet stagnimi.
Sipas raportit, vendi më I vlerësuar në Ballkanin Perëndimor është Kroacia, pasojnë Mali I Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Bosnja e Hecegovina dhe Kosova.
Kosova në vitin 2021 ka realizuar progress më të madh në fushën e sundimit demokratik në nivel kombëtar dhe në jurisprudencë. Nuk është shënuar stagnimi në asnjë fushë që vlerësohet nga Fridom Hausi.
Sipas Raportit, pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe më tej janë në kategorinë e regjimeve hibride ose vende në tranzicion, përvec Kroacisë që është vlerësuar si demokraci gjysmë e konsoliduar.