FRI zgjodhi kryetarin e ri, Abdulhamid Mustafa

Në kuvendin zgjedhor dhe raportues të Forumit Rinor Islam, që u realizua në Shkup, u zgjodh kryetari i ri i Forumit Rinor Islam. Pas mandatit katërvjeçar të Mr. Xhabir Emini, u diskutua dhe pas votimeve, Abdulhamid Mustafa u zgjodh kryetar i ri i Forumit Rinor Islam për periudhën 2025-2029.

Marketing

 

 

Përndryshe, Abdulhamid Mustafa ka lindur në Shkup, është ekonomist i diplomuar, specialist i menaxhmentit bankar dhe financiar. Më parë ka qenë kryetar i FRI – Dega Shkup, sekretar gjeneral i FRI-së, si dhe bartës i shumë projekteve e aktiviteteve të Forumit Rinor Islam.

Para të pranishmëve, me fjalën e rastit, kryetari i sapozgjedhur, ndër të tjera, tha:
“Falënderimet më të sinqerta shkojnë për të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen dhe forcimin e Forumit Rinor Islam. Sot, duke marrë këtë detyrë si kryetar i ri i FRI-së, e ndjej peshën dhe përgjegjësinë e madhe që kjo pozitë bart me vete. Ky forum ka qenë dhe do të mbetet një dritë udhëzuese për rininë tonë, një hapësirë e angazhimit, edukimit dhe promovimit të vlerave tona islame dhe shoqërore. E ardhmja e FRI-së varet nga angazhimi dhe puna jonë e përbashkët. Kemi për detyrë ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë këtë organizatë si një vatër të edukimit, bashkimit dhe progresit.”

 

 

Kuvendi u përmbyll me fjalën përshëndetëse të kryetarit të sapozgjedhur dhe me miratimin e kryesisë së re të FRI-së, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri në udhëheqjen e organizatës.