Frika nga Ali Ahmeti, kreu i VMRO-së Mickoski i bën thirrje Kovaçevskit të bëhen bashkë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga Radovishi sot i ka dërguar këshilla patriotike kryeministrit Dimitar Kovaçevski, duke e thirrur që të vetëdijesohet dhe të kuptojë se ai nuk është armiku i tij. Ndoshta jemi konkurrentë politik, por jo armiq të Maqedonisë dhe të institucioneve, u shpreh Mickoski. Duke aluduar tek Ministri Kreshnik Bekteshi, i cili i reagoi një gazetareje në Shqipëri, duke I thënë se nuk është “ministër maqedonas”, por ministër i Maqedonisë së Veriut, Mickoski e quajti akt armiqësor. Pas kësaj, Mickoski i bëri thirrje Kovaçevskit edhe që të mos mendojë se dikush ia ruan shpinën, por i dërgoi mesazh se shpinën duhet të ia ruajnë njëri-tjetrit, për të mirën e shtetit.
“Nuk kemi çmim më të lartë se sa Maqedonia. Ne jemi përgjegjës për të ardhmen e këtij populli dhe të Maqedonisë. Të mos mendojë se subjekte të tjera politike të cilat mendojnë “se s’ka pa ta”. Nuk mundet! Nuk është ashtu! Që të ndalen turpet si ai që dje e bëri ministri i qytetarëve, e thërras në arsye, në shpirt patriotik, të ulemi në tryezë dhe t’i japim fund turpit që dikush tjetër e bën. Dikush me vetëdije e lëshoi agjendën e gjelbër dhe dëshiron që me nacionalizëm ta ndajë popullin! Kjo është sepse kemi LSDM të dobët në Qeveri. Dikush e keqpërdor këtë. E vjedh popullin. I bëj thirrje të vetëdijesohet, të mos dëgjojë se dikush ia ruan shpinën. Ne jemi ata që ia ruajmë shpinën dhe presim që ata të na e ruajnë neve shpinën e bashkë ta ruajmë shpinën e maqedonasve, qytetarëve dhe Maqedonisë”, tha Hristian Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE-së.

Marketing