Të gjitha macet dhe qentë që mbahen në shtëpi në kryeqytetin e Koresë së Jugut do të testohen për Covid-19. Testimet do të bëhen nëse kafshët shtëpiake do të shfaqin simptoma të Covidit.
Një qenushe e cila pronari i saj rezultoi pozitiv me Covid-19 së fundmi i është nënshtruar testit pasi kishte shfaqur simptoma.
Cocker Spaniel 8-vjeçare tani do të izolohet në shtëpi për 14 ditë me pronarin e saj.
Pronari raportoi se qeni tregoi simptoma të etheve dhe rrjedhje të hundës pasi autoritetet shëndetësore dërguan një sondazh epidemiologjik te pronarët e kafshëve shtëpiake.
Një veteriner mori mostra nga hunda dhe rektumi i saj dhe i transferoi ato në laboratorin e kafshëve të Seulit. Mostrat janë testuar në laborator dhe do të lëshohen më vonë të mërkurën.
Koreja e Jugut raportoi rastin e saj të parë të konfirmuar të një kafshe shtëpiake të infektuar në fund të janarit pasi një mace doli pozitive me COVID-19.