Shqiptarët në Itali kthehen në atdhe. Tmerri që ka shkaktuar koronavirusi në vendin fqinjë ka bërë që një pjesë e shqiptarëve që jeton në Itali të kthehet në vendlindje.
Frika ka bërë që ata të lënë shtëpitë e tyre për të qëndruar tek të afërmit e tyre në Shqipëri. Si pasojë radhë të gjata në pikën hyrëse nga Brindisi për në portin e Vlorës. Shkak për radhët janë bërë kontrollet që po ushtron mbi shqiptarët pala italiane.
Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali.
Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë.
Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara.