Frika nga sulmet ukrainase, Rusia evakuon edhe Belgorodon

Ukraina po sulmon territorin rus me ndihmën e perëndimit, me qëllimin për të përmirësuar pozicionin në negociatat e mundshme të paqes. Këtë e tha presidenti rus Vladimir Putin.

Marketing

Gjatë një takimi të zhvilluar lidhur me situatën e sigurisë në rajonet kufitare, Putin theksoi se qëllimi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes është të sprapsë dhe të dëbojë armikun jashtë territorit të tyre.

Shefi i Kremlinit paralajmëroi se Kievi do të merrte përgjigjen e merituar për inkursionin në rajonet kufitare. Ndërkohë Rusia po evakuon banorët nga një rajon i dytë kufitar, teksa Ukraina vijon ofensivën e beftë brenda territorit të vendit.

Rreth 11 mijë njerëz në rajonin kufitar të Belgorod janë zhvendosur, sipas mediave shtetërore, për shkak të “aksionit armik” brenda vendit.

Belgorod gjendet pranë Kurskut, ku trupat e Kievit nisën të martën inkursionin e rrallë duke depërtuar më pas 30 km në brendësi të vendit. Në orët e para të së hënës, banorëve në pjesë të Belgorodit, në jug të Kursk, ju tha të mos përfshiheshin nga paniku, por se duhet të evakuoheshin. Guvernatori I Belgorod, Viaçesllav Gladkov deklaroi se i gjithë rajoni ishin nën alarm për sulme raketore, dhe u bëri thirrje qytetarëve të strehoheshin në bodrume. Megjithatë ai siguroi se ushtria do të bënte gjithçka të mundur për tu përballur me kërcënimin e ri.

Marketing