Një episod i frikshëm është regjistruar në Botërorin e notit që zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Notarja amerikane, Anita Alvarez ka humbur ndjenjat teksa ishte në pishinë duke konkurruar dhe për pasojë për disa sekonda qëndroi e zhytur në fundin e pishinës.
Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e trajneres së 25-vjeçares rezultoi të ishte vendimtare për jetën e Alvarez, ndërsa me shpejtësi reagoi edhe ekipi mjekësor duke stabilizuar situatën shëndetësore të sportistes amerikane.
Alvarez, tashmë është mirë teksa shkaku i humbjes së ndjenjave ishte stresi i madh në bashkëpunim edhe me nxehtësinë e lartë në ambientin ku garohej.