Frikë në Spanjë, regjistrohen 200 vatra të reja të COVID-19

Pas lehtësimit të masave kufizuese më 21 qershor, Spanja ka regjistruar 200 vatra të reja me koronavirus, gjë e cila rrit rrezikun për shpërthimin e një vale të dytë të pandemisë në këtë shtet.

Marketing

Lajmi vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë turistë nga vende të ndryshme të BE vizitojnë plazhet e Spanjës për pushime. Kryeministri i vendit Pedro Sanchez ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për rrezikun e një vale të dytë duke thënë se “duhet ta shmangim me çdo kusht.”

Megjithatë, vendi konfirmoi 5,695 raste të reja me Covid-19, që është një rritje e konsiderueshme nga 2,944 raste që u konfirmuan një javë më herët.

Disa zona si Gandia janë detyruar që të rivendosin karantinën si përpjekje për të frenuar përhapjen.

Një plazh në Barcelonë, një dasmë në Tudela dhe një qendër e Kryqit të Kuq në Malaga janë ndër vendet ku u gjetën grupime të reja javët e fundit, dhe zyrtarët shëndetësorë tani po kryejnë testime masive.

Autoriteteve lokale u janë dhënë autorizime për të ndërmarrë masa emergjente siç janë mbyllja e plazheve dhe vendosja e shtetrrethimit nëse është e nevojshme.