Frikë nga kolapsi në shëndetësi/ Gjermani, kërkohen urgjentisht infermiere

Gjermania ka numër të mjaftueshëm shtretërish intensivë dhe aparatesh intubimi, problemi qëndron tek mungesa e personelit që do duhet të verë në punë aparatet.

Marketing

Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësorët në botë, ekziston frika e kolapsit të sistemit shëndetësor, kjo jo për shkak të mungesës së mjeteve -por të burimeve njerëzore.

Mungesa e infermierëve e kujdestarëve ka qenë një problem i njohur edhe para krizës së koronavirusit, ai thjesht e ka nxjerre edeh më shumë në pah këtë problem.

Tani për shkak të mungesës së infermierëve, “Berliner Charite” po kërkon të rimarrë në punë ish-infermierët. Sistemi shëndetësor gjerman e ka përballuar deri më tani situatën, me gjithë numrin në rritje të infektimeve, por gjithnjë e më shpesh dëgjohet, se pavionët e trajtimit intensiv në spitalet gjermane po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre. Judith Heepe, drejtoreshë e infermierisë në Charite e vë gishtin në plagë, kur flet për problemet e sistemit shëndetësor gjerman.

“Ne kemi mjaft aparate intubimi. Kemi plot vend për shtretërit intensivë, po ashtu nuk na mungojnë materialet e mjetet. Ajo që na shqetëson, është se të gjithë ata shtretërit intensivë që jepen si shifra mund të shërbehen vetëm pjesërisht, kjo sepse thjesht na mungon personeli”, thotë ajo