Fronti Europian hapi shtabin komunal zgjedhor në Strugë

Në mënyrë spektakolare, mes shumë anëtarëve, simpatizantëve e përkrahësve, Fronti Europian hapi shtabin komunal zgjedhor në Strugë.

Marketing

Bartësi i listës në njësin zgjedhore numër 5, Ziadin Sela duke iu drejtuar të pranishmëve tha se Fronti Europian nuk është krijuar për ti mundur të tjerët, por është krijuar për orientimin e vendit drejt perëndimit.

“Bashkimi i BDI-së dhe ASH-së është bërthamë bashkimi pa marrë parasyshë kundërshtimeve të mëparshme. Ky bashkim u bë për orientimin e vendit drejt perëndimit. Gjithmonë kemi gjetur gjuhë të përbashkët për ti bashkuar shqiptarët sepse këto zgjedhje janë të rëndësishne për anëtarësimin e vendit në BE sepse nuk mund ta mbajmë peng edhe Shqipërinë por të vazhdojmë me hapa gjigand drejt BE-së. Të bashkuar kemi ditur ti fitojmë gjithmonë, kur jemi bërë bashkë kemi pasur rezultate jo vetëm në zgjedhje por edhe projekte konkrete. Bëmë kryetarin e Kuvendit, Ligjin për gjuhën shqipe edhe kryeministrin e parë shqiptar. Tash më 24 prill të votojmë Bujar Osmanin ta qojmë në rrethin e dytë dhe bashkë ta realizojmë iden për presidentin e parë shqiptar” tha Ziadin Sela.

Musa Xhaferri në fjalën e tij tha se Fronti Europian nuk bën garë për t’i fituar të tjerët por garon me peogram të qartë antarësimin e vendit në BE dhe të mos mbahemi peng i LSDM dhe VMRO.

“Mobilizimi brenda Frontit Europian është shumë i madh dhe bashkimi i partive politike në një FRONT ka krijuar disponim te votuesit. Ne nuk bëjmë garë të grindemi dhe të matemi me të tjerët, por garojmë me program antarësimi i vendit në BE dhe të mos mbahemi peng i LSDM-së dhe VMRO-së. Maqedonia duhet së bashku me Shqipërinë ti filloj bisedimet për anëtarësim në BE dhe me këtë ti japim zemër edhe Kosovës që Ballkani perëndimor të anëtarësohet ne BE. Fronti Evropian nuk garon ta fitojë opozitën shqiptare sepse ato nuk kanë kapacitet politik, por as përvoj politike. Fronti Evropian në këto zgjedhje në zonën 5 do të ketë 5 mandate dhe të gjithë ne 24 prill të votojmë Bujar Osmanin për president, nja kandidat i dëshmuar ndërkombëtarisht”, u shpreh Musa Xhaferi.

Në hapjen e shtabit fjalë morën edhe kandidatët tjerë për deputet si Premtime Zulali e Mehmed Halili.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se kur bashkohen struganët është e frikshme për të gjitha partitë politike.

“Struganët kur unifikohen janë shumë të frikshëm për të gjitha subjektet politike. Struganët u unifikuan në vitin 2009 për t’i thënë jo LSDM, u unifikuan edhe në vitin 2013 për t’i thënë jo VMRO-së. Struganët këtë rradhë janë unifikuar se qëllimi është madhorë. Jemi të gjithë në Frontin Evropian, sepse nuk vendoset vetëm fati i struganëve por i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ne u nisëm nga Struga për në Gostivar e Tetovë për Frontin Europian, ndërsa të tjerët u nisën nga Tetova e Gostivari dhe erdhën në Strugë për turizëm politik”, deklaroi Shaqiri.