Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka komentuar propozimin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ku bëri thirrje për bashkim të partive shqiptare dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në ombrellën e “Frontit europian”.
Mickoski në Click Plus në TV21 tha se ndodh ky koalicion, do të kenë 10 deputetë më pak se VMRO-DPMNE-ja.
“Dallimi do të jetë minus 10 deputetë në dobi të VMRO-DPMNE-së. Kjo është në bazë të analizave, anketave… Ja, 10 deputetë më pak dallim. LSDM do të ketë 25 deputetë më pak”, tha Mickoski.