Fronti Europian: Presione skandaloze të hapura politike mbi Gjykatën Administrative nga humbësit e zgjedhjeve

Fronti Europian me shqetësim të madh i ka ndjekur deklaratat e sotme skandaloze kërcënuese të drejtuesve të opozitës humbëse të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ndaj Gjykatës Administrative.

Marketing

Fronti Europian i ka regjistruar dhe ka njoftuar gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për këto kërcënime me deklarata publike si dhe për tentativën për inzhinjering zgjedhor me marreveshje nderpartiake jashta-institucionale per votim dhe mbivotim ne Komisionin Shteteror Zgjedhor si dhe me presione partiake ndaj gjykates administrative.

Kjo tentative per inzhinjering zgjedhor ka per qellim ndryshimin e raporteve te numrave ne Kuvend nepermjet marreveshjes politike ne tavoline.

Me marreveshje politike dhe plan monstruoz antidemokratik, të gatuar në selitë partiake të VMRO, LSDM dhe Vlen, po tentohet shtrembërimi i vullnetit të qytetarëve.

Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte demonstrim skandaloz i mbivotimit dhe i suspendimit të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Ftojmë te gjitha institucionet te veprojnë ne perputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado pale, dhe te mbrojne kredibilitetin e procesit zgjedhor deri ne fund pa hedhur asnje njolle mbi vullnetin e qytetareve te shprehur ne zgjedhje.

Marketing