Zhvillimet e fundit politike me qeverinë e re kanë cenuar rëndë themele, synimet dhe parimet themelore të Marrveshjes së Ohrit u tha në manifestimin për shënimin e ditës së Marrveshjes Kornizë të organizuar nga Fronti Europian. Kryetari i BDI-së Ahmeti tha se nuk duhet të na përsëritet e kaluara e përgjakshme, por se të gjithë duhet të respektojnë legjitimitetit dhe të mos lejohet majorizimi. Apeloi maqedonasit se vetëm duke bashkpunuar me shqiptaret mund të ruhet historia dhe identiteti i tyre kombëtar, pasi në të kundërtën janë të destinuar të mos ekzistojnë fare.
“Ne puthadorë e argat të kërkujt nuk bëhemi, pavarësisht se dikush mendon që është aga në këtë vend dhe se i ka hyzmeqarët. Ky vend do ecën përpara në marrëdhënie të mira ndëretnike në radhë të parë në mes komuniteteve më të mëdha shqiptarëve dhe maqedonasve. Maqedonasit si komb mund të përparojnë vetëm duke qenë në komunikim dhe harmoni të mirë e në marrëdhënie me shqiptarët, përndryshe i gëlltitin serb, bullgarët dhe grekët.”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se Fronti Evropian është serioz në çdo veprim që e ndërmerr dhe se do të mbrojnë do të mbrojnë atë që quhet paqe dhe atë që u arrit nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit.
“Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje e cila u bë për shtetin, sepse shteti ekzistonte edhe përpara MO. Marrëveshja e Ohrit nuk u bë as për pushtetin, sepse pushtetet ekzistonin edhe përpara nënshkrimit të MO-së. Marrëveshja e Ohrit u bë për të drejtën, dinjitetin, barazinë e qytetarit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike që i ka e që shkeleshin më shumë ato të popullit shqiptar këtu në Maqedoni.”, tha kryetar i ASH-së, Ziadin Sela.
Marrëveshja e Ohrit është e rëndësishme edhe për komuinitetet tjera etnike më të vogla në vend, pasi fituar baraza dhe përfaqsim adekuat.
“Me marrëveshjen kornizë të Ohrit, të gjithë banorët në vendin tone fituan të drejtën të shfrytëzojnë gjuhën e tyre amë, kurse të drejtën të jenë të përfaqsuar në institucionet shtetërore dhe organizata në përputhje me përqindjen e popullsisë ishjte I siguruar me parimin e përfaqsimit adekuat. Me këtë marrëveshje struktura multi etnike dhe multikulëturore e vendit tone fiton të drejtën për të jetuar bashkarisht.”, tha Bejxhan Iljaz mga PDT.
Nga Fronti Europian me këtë rast thanë se do të angazhohen që në të ardhmen me ligj të sigurojnë që përfaqsimi I shqiptarëve në qeveri të jetë në parimin fituesi me fituesin dhe në këtë mënyrë të mbrojnë legjitimietin.