‘Fruthi’, 500 euro gjobë për prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët

1100 prindër kanë nënshkruar deklarata se nuk do të lejojnë vaksinimin e fëmijëve të tyre informojnë nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor.

Marketing

600 refuzojnë të vakfinojnë fëmijët me vaksinën kundër fruthit. Ata do të duhet të paguajnë nga 500 euro gjobë e nëse nuk pranojnë ta bëjnë, ndaj tyre do të ngrihet padi penale dhe do të përfundojnë në gjykatë.

“Në Shkup fillojmë me procedurën e rreth 600 deklaratave të prindërve që refuzuan ti vakcinojnë fëmijët me vaksinën MRP, Inspektoriati shëndetësor ka filluar procedurën që vecmë e dini e njejta është e rregulluar me ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infective, që dmth do të ftohen për pajtueshmëri dhe ata prindër që nuk do të paraqiten për ata do të pasojë padi penale në gjykatë që është kompetente në atë komunë”, tha Irina Buhova, drejtoreshë në Inspektoratin Sanitar dhe Shëndetësor.

Por nga inspektoriati thonë se pagesa e gjobës nuk do të thotë se nuk vlen më obligimi ligjor për të vaksinuar fëmijët. Edhe nëse prindërit paguajnë gjobën, fëmija e tyre sërisht nuk do të pranohet në shkollë apo kopësht pa vërtetim të imunizimit.

“Dënimi I paguar për fëmijët e pavakcinuar nuk e liron prindin nga obligimi për imunizim të rregullt , dhe kjo nuk don të thotë nëse bëhet fjalë për fëmijë në cerdhe se dënimi I paguar do të thotë fëmija të shkojë në cerdhe”, tha Buhova

Shumica e prindërve që kanë nënshkruar një deklaratë të tillë janë nga Shkupi 593, nga Strumica 191, Kumanova 93, Manastiri 50, dhe nga Shtipi 40.