Fruthi, mjekët me thirrje për vaksinim

Infektologu Ismaili bën thirrje për vetëdijësim tek qytetarët si dhe në konsultime me mjekët të merren masa adekuate për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Marketing

Në rajonin e Tetovës në vitin 2018 nuk ka patur asnjë rast të paraqitur me këtë epidemi, ndërsa në Lagjen Radishani kohë më parë është shpallur epidemi e kësaj sëmundje.

Fruthi është shenjë e humbjes së imunitetit kolektiv si rezultat i rënies serioze të vaksinimit – kishte theksuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai ka njoftuar se në territorin e të gjithë vendit në punktet e vaksinimit do të bëhet kontrolli i kartonëve dhe në bazë të rezultateve do të zbatohet vaksinimi i fëmijëve nga mosha 1 deri 13 vjeçare.

Siç njoftohet në Shkup ka 15 mijë fëmijë deri në moshën 14 vjeçare që nuk janë të vaksinuar kundër fruthit. Vlerësimet janë se një fëmijë i sëmurë me fruthin mund të infektojë 20 fëmijë të pa vaksinuar.

Marketing