Fruthi, regjistrohen 7 raste të reja

Shtatë raste të reja të të prekurve nga fruthi janë paraqitur për kontroll në Klinikën e sëmundjeve infektive, njoftojnë nga ky Institucion shëndetësorë.

Marketing

Nga 7 raste të reja, 3 janë ndaluar për kurim në Klinikë dhe atë një 32 vjeçare nga Saraji, një fëmijë i moshës 1 vjet e gjysmë nga Kisela Voda dhe një fëmijë tjetër i moshës 1 vjeç e gjysmë, nga Çairi, që të gjithë të pa vaksinuar. Ndërkohë katër pacientët e tjerë janë kontrolluar dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Aktualisht në Klinikë ka 26 pacientë, katër prej të cilëve janë të rritur ndërsa 22 fëmijë të moshës një dhe nën një vjet.