Fruthi, vajza 16 vjeçare në gjendje kritike

Në Klinikën për sëmundje infektive një vajzë 16 vjeçare e cila ka fruth dhe bronkopneumoni është në rrezik për jetë dhe e mbajnë në ventilim mekanik, ndërsa dy fëmijë dhe dy të rritur janë në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e sëmundjes, informuan nga ai institucion shëndetësor publik.

Marketing

Nga Klinika potencojnë se në 24 orët e fundit në ambulancë janë kontrolluar katër pacientë mes të cilëve një foshnjë tetëmuajshe e pavaksinuar nga fshati Shishevë i Shkupit, një foshnjë tjetër katërmuajshe nga Saraji dhe dy të rritur nga Çairi.

Në Klinikë janë hospitalizuar 35 pacientë prej të cilëve 14 të rritur dhe 21 fëmijë.