Fshati i luleshtrydheve/ 30 hektarë tokë e mbjellë me këtë frut, dikur kultivohej domatja dhe speci

Fshati Ad, ndryshe njihet dhe si fshati luleshtrydheve.

Afërsisht 30 hektarë tokë këtu janë të mbjella me luleshtrydhe. Nebi Ferra, dikur në serat e tij kultivonte domate dhe speca,ndërsa sot ai perimet i kanë lënë vendin këtij fruti.

 “Luleshtrydhja është fruti më I mirë I stinës. Ka shumë kosto, por edhe të jep shumë. Nëse do të ngresh një sera nga e para për 1 dynym të duhet 7-10 mln lekë. Unë punoj bashkë me tim birë. Në do t’i shtojmë sera dhe tokën do jua marrim me qira atyre që nuk I punojnë. Nuk do të heq kurrë dorë nga bujqësia, do vazhdoj deri sa të marr frymë“, thotë fermeri Nebi Ferra.

Marketing

Asim Nezha, para 10 vitesh punonte ne serat e luleshtrydheve të Greqisë. Pasi fitoi eksperiencën kurset e jetës së tij i hodhi në këto sera. Luleshtrydhja e fshatit Ad, sot kërkohet nga e gjithë Evropa.

 “Para 11 vitesh e nisem me një dynym. Tani jemi bërë bashkë si fermer dhe e tregtojmë bashkë. Afërsisht 70% të prodhimi e çojmë për eksport. Nuk jam penduar kurrë që jam kthyer në Shqipëri“, tha fermeri Asim Nezha.