Fshati indian celebron fitoren e Trump me rituale tradicionale

Rezidentët e fshatit Vadluru, në jug të Indisë, ndiznin sot fishekzjarrë për të celebruar fitoren e Donald Trump, pasi gruaja indiane e zv. presidentit të tij JD Vance ka origjinën vjetër nga ky vend.

Marketing

Banorët thonin se tani që Usha pritet të bëhet “zonja e dytë” në SHBA, me siguri që do të tregojë mbështetje ndaj tyre.

Avokatja e suksesshme Usha Vance, është lindur nga emigrantë indianë, e rritur në San Diego, Kaliforni.

“Jemi të lumtur sepse ne mbështesim Trump,” thotë rezidenti 53 vjeçar Srinivasa Raju, në fshatin mes palmave me shtëpi të lyera në të bardhë, mijëra kilometra larg Uashingtonit.

Fshatarët thonë se ishin lutur për një fitore të Trump, ndërsa prifti Hindu, Appaji tha se shpresonte që tashmë Usha Vance të bëjë diçka për të kthyer favorin.

“Ne shpresojmë që ajo të ndihmojë fshatin tonë,” thotë prifti 43-vjecar i zbukuruar me pelerina shafrani, teksa ndez një qiri pranë ishullit Hindu Ganesh me formë elefanti.

Stërgjyshi i Usha Vance ishte larguar i pari nga Vadluru dhe më pas babai saj kishte shkuar të studionte në SHBA, shkruan rrjeti AFP.

“Çdo indian besoj se është krenar për of Usha, megjithëse ajo nuk ka ardhur këtu, shpresojmë që të ndihmojë në zhvillimin e fshatit,” tha 70-vjeçarja Venkata Ramanayy.

Usha, besimtare Hindu që ka studiuar në disa universitete, është martuar me J.D. Vance në Kentucky në 2014 dhe kanë tre fëmijë, shkruan AFP.

Marketing