Një fshat në shtetin jugor të Keralas në Indi po iu shpërndan 10 mijë çadra banorëve për t’i ndihmuar në mbajtjen e distancës sociale, sipas një zyrtari të lartë të këshillit lokal.
“Shpresojmë që retë e Covid-19 të pastrohen shpejt, por gjatë verës dhe ditëve të ardhshme të shiut, le të mbajmë distancimin shoqëror duke hapur një ombrellë,” tha PS Jyothi, presidenti i këshillit të fshatit Thannermukkom, raporton CNN.
“Ideja është të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit me çadra të hapura për të mbajtur një distancë prej të paktën një metër”, shtoi Jyothi.
Së bashku me çadrat, edhe nga dy maska do të shpërndahen për qytetarët.
Kerala ishte shteti i parë në Indi që raportoi raste të koronavirusit. Shteti aktualisht ka 458 raste të koronavirusit përfshirë 4 vdekje. India ka gjithsej 27.892 raste me Covid-19, përfshirë 872 vdekje, sipas Ministrisë indiane të Shëndetësisë.