Fshati kosovar që ka mbi 100 burime uji

Mollopolci është një fshat që gjendet jo më shumë se 10 minuta larg qytezës së Shtimes, dhe njihet për burime të shumta të ujit që ka, mbi 100, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Me të hyr në këtë fshat, të duket sikur je futur në një luginë, ndërsa malet të qëndrojnë si mbrojtje mbi kokë. Aty ku mbaron njëra grykë e fshatit, fillon tjetra, duke të lënë gojëhapur.

Toka pjellore, ujërat e freskia e natyrës, ishin sigurimi i jetesës së banorëve të këtushëm. Sa më lart fshatit që ngjitesh, do të eksplorosh pamje të reja.

Në fshat kryesisht do të mund të shihni shtëpi të reja të ndërtuara në vitet e fundit, por edhe mullirin shumë vjeçar I cili duket sikur I ka mbijetuar kohës për të dëshmuar lashtësinë dhe rëndësinë e këtij fshati nëpër histori. Por ajo qe e bënë unik këtë vend janë bukuritë e shumta natyrore të cilat fshihen në gjirin e kodrave të tij të larta.

Marketing