Fshati ku nuk lejohet pirja e duhanit dhe nuk mund të hyni pa qenë në listën e pritjes

Fshati idilik malor prej 1.600 banorësh është bërë aq i popullarizuar në të gjithë botën për shkak të idilit të krijuar nga shtëpitë karakteristike me çati të pjerrëta.

Marketing

I vendosur mes maleve të larta dhe pyjeve të dendura në Japoninë qendrore, përveç natyrës së tij të bukur, ky fshat karakterizohet nga shtëpitë tradicionale të quajtura gassho-zukuri dhe dallohen nga çatitë me kashtë.

Është e nevojshme të ndërrohet kashta në çati çdo 20 vjet, në mënyrë që shtëpitë të përballojnë dimrat e ftohtë me shumë reshje.

Në fillim të viteve 1990, ky fshat përrallor në prefekturën Gifu u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, gjë që rriti numrin e turistëve.

2.15 milionë turistë nga e gjithë bota vizitonin komunitetin e vogël rural në vit.

Marketing