Fshatrat e Karadakut të Shkupit edhe më tej të izoluara (VIDEO)

Ku është kryetari i Komunës së Jovan Pejkovski Çucer Sanedevës? Banorët e fshatrave të Karadakut disa ditë me radhë po kërkojnë të takohen me të, por ai edhe më tutje është i pa kapshëm. E fshatrat me të cilat administron kjo komunë mbeten të bllokuara nga bora.

Marketing

“Milazim çfarë të than brenda?
-Ata thanë se kryetari nuk është në vendin e tij të punës, dhe than se ndoshta herave tjera do të mund të kontaktoni me të, por nuk mendoj se mund të takohemi me të, pasi që ai nuk pranon të takohet me neve. Kërkesat tona siç po shihet shkojnë bosh tek kryetari. Problemin me banorët e Tanushës, Brezës dhe Malinës nuk po e zgjedhin”, tha Milazim Azemi – banor i fshatit Tanushë.

“Kjo është dita e tretë që ne kërkojmë të takohemi me kryetarin e Komunës, mirëpo kryetari nuk është takuar me neve.
-A e keni kërkuar nëpërmjet telefonit a është përgjigjur.
-Jo nuk është përgjigjur as përmjet telefonit. Domethënë vazhdojnë problemet si më parë, ende rruga është e bllokuar, kështu që ai nuk është prononcuar as përmes telefonit, por as nuk kemi pasur mundësi të takohemi me kryetarin e komunës”, u shpreh Milazim Azemi – banor i fshatit Tanushë./TV21