Policia ka arrestuar një 43 vjeçar nga Shkupi mbi dyshimet për armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pushkë automatike e llojit kallashnikov dhe 5 plumba. 43 vjeçari me inicialet R.M është arrestuar në Gjorçe Petrov ndërsa bastisja është bërë në shtëpinë e tij në një fshat të Komunës së Sarajit.
Arma është gjetur në brendësi të një frigoriferi.
Ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal.