FSK arrin suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Ajova të SHBA-së

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se pjesëtarët e saj Agron Bojku dhe Emir Ahmetaj në garën e “Luftëtari më i mirë” kanë treguar performancë të lartë duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë.

Marketing

 

“Partneriteti me Ajova është një nga partneritet më të suksesshme që ka krijuar mundësi për t`u trajnuar e shkëmbyer përvojat së bashku, gara e “Luftëtari më i mirë” është në garë vjetore ku pjesëmarrësit sfidohen në disa disiplina ushtarake, si ato fizike e taktike dhe vlerësimi bëhet për secilën disiplinë. Ushtarakët nga FSK-ja, treguan disiplinë dhe së bashku me pjesëmarrësit tjerë shkëmbyen përvojat e tyre, falë angazhimit disiplinës dhe përkushtimit ata radhitën ndër më të mirët, në kategorinë e ushtarëve OR3 Emir Ahmetaj u rendit i katërti, ndërsa OR5 Agron Bojku në kategorinë e nënoficerëve u rendit i pesti”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të FSK-së kjo garë sfidon pjesëmarrësit në: testim fizik, kualifikimi me armë M4, gjuajtje stresuese me M4 dhe M17, navigim tokësor ditën dhe natën, detyrat e luftëtarit, poligoni me pengesa, hedhja e granatës, paraqitja para bordit, marshimi me pesha në 20 km dhe detyra tjera të luftëtarit.

Marketing