FSK shënon sot ‘Ditën e Forcës’

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë “Ditën e hapur”, që do të mbahet me rastin e DITËS SË FORCËS, nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Marketing

Ministria e Mbrojtjes njofton se në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë, të cilët do të kanë adresim për media duke filluar nga ora 13:00.

“Gjatë kësaj dite, do të ketë mundësi të vizitohen kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të prezantohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Komandanti i FSK-së, uron `Ditën e Forcës`: Faleminderit për shërbimin!

Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.

Në urimin e tij komandanti i FSK-së shpreh respekt dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së për kontributin dhe angazhimin e pakursyer që janë duke e dhënë.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë.Angazhimi i juaj meriton falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme, pasi vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta. Faleminderit të gjithëve për shërbimin ndaj atdheut dhe punën e palodhshme që jeni duke e bërë për ngritjen dhe avan

Marketing