FSPI demanton VMRO-në për drejtorin Bexheti

Pas deklaratës së djeshme të Brane Petrushevskit – deputet i VMRO-DPMNE-së, me të cilën drejtori Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Dritan Bexheti, akuzohet për fshehje të pronës dhe mosdorëzimit të të dhënave në listën anketuese të Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kanë reaguar nga Fondi i Sigurimit pensional dhe Invalidor.

Marketing

Nga Fondi thonë se “në përputhje me detyrimin ligjor për personat e emëruar, drejtori Dritan Bexheti më 15 prill të vitit 2022 në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka dorëzuar pyetësorin e plotësuar / listën anketuese dhe deklaratën nga ana e institucionit në fjalë.

Kjo dëshmohet edhe në ueb-faqen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, që është në qasje publike, thonë nga fondi.

“Duke konstatuar se deputeti Brane Petrushevskit ka bërë akuzë të paqëndrueshme, mbase i ka ngatërruar emrat, presim nga ai që nesër të kërkojë falje për këtë dëmtim të personalitetit të drejtorit Dritan Bexheti. Në të kundërtën, do të duhet të përballet me padi për shpifje.”, thuhet në reagimin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor.