Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se intensivisht ndërmerr aktivitete adekuate dhe masa për heqjen e kuotave në të gjitha barnatoret dhe për vendosjen e mekanizmave të reja kontrolluese gjatë dhënies së ilaçeve me recetë në kurriz të Fondit në ordinancat, si dhe për marrjen e tyre në barnatoret me kontrollimin e dokumenteve personale për identifikim (letërnjoftim ose pasaportë) të personit i cili e merr ilaçin.
Prej fondit theksojnë se ilaçin me recetë në barnatore personi i siguruar mund ta merr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim gjegjësisht pasaportë. Në rast kur personi i siguruar për shkaqe shëndetësore ose shkaqe të tjera nuk ka mundësi që personalisht ta marrë ilaçin në barnatore, ilaçin në recetë në emër të tij mund ta marr tjetër person i cili duhet të identifikohet me letërnjoftimin e tij, gjegjësisht pasaportë, bëjnë të ditur nga Fondi.
Fondi për Sigurim Shëndetësor punon në uljen e rrezikut nga keqpërdorimet e mundshme dhe nga dhënia joracionale dhe shfrytëzimin e ilaçeve me vendosjen e proceseve shtesë, aplikacioneve dhe mekanizmave kontrolluese. Të gjitha këto duhet të mundësojnë qasje deri te ilaçet me recetë gjatë gjithë muajit, e jo si deri më sot, kur për shkak të kuotave të përmbushura pas një dite të caktuar të muajit, barnatoret mbesin pa ilaçe për të siguruarit.
Modeli i barnatoreve pa kuota filloi të zbatohet si pilot projekt këtë muaj në 43 barnatore të cilat janë locuar në qendrat turistike të territorit të shërbimeve rajonale të Fondit në Gjevgjeli, Ohër, Resnjë dhe Strugë. Deri në momentin e heqjes së plotë këto pilot barnatore dhënien e ilaçeve në recetë do të kryhet si edhe deri më tani, qëndron në kumtesë.